Policia ka njoftuar se dje në Pejë ka arrestuar një person, nën dyshimin për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së republikës së Kosovës”.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”