Një incident jo fort i zakontë ka ndodhur të dielën në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku një pacient ka shkaktuar telashe dhe për pasojë është dashur intervenimi i Policisë. I dyshuari, i cili ishte pacient në këtë spital ka përfunduar në stacion policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.
Bëhet fjalë për të dyshuarin G.Spasiç, 53-vjeçar, i cili derisa ishte nën ndikimin e alkoolit ka bërë veprime agresive, duke e goditur derën e dhomës ku ndodheshin pacientët.
Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti ka shkaktuar dëme edhe te një shtrat i pacientëve, për çka stafi mjekësor është detyruar ta njoftojë Policinë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Ndaj tij, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Asgjësim apo dëmtim i pronës së paluajtshme”.