Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Rastet e dhunës në familje janë shtuar kohëve të fundit në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat