Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 10:26
Foto e publikuar nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë publike për bashkëpunim për identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar për tri vepra penale.

Bëhet fjalë për të 17 vjeçarin Lordi Sulja nga Komuna e Podujevës, i cili dyshohet për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentative dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

“I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, ka njoftuar Policia.

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka shtruar këtë kërkesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat