Plagoset një person në Prizren, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Prizren, dy të arrestuar

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.

Gashi tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë e zjarrit.

“Rasti ka ndodhur në rrugën tranzitore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, tha Gashi.

“Rasti po cilësohet si “Vrasje në tentativë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat