Një i dyshuar ka përfunduar në pranga pasi kishte shtënë me armë në Bjeshkë të Strellcit ne Deçan.
Sipas policisë, dyshohet se më datë 8 korrik, rreth orës 16:20, i dyshuari ka shtënë me armë të zjarrit dhe ngjarja është incizuar.
Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.