Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në Istog. Një burrë është raportuar në Polici për dhunë në familje.
Njësitet relevante menjëherë i janё përgjigjur rastit dhe kanё bërë arrestimin e tё dyshuarit, ku gjatё intervistimit tё viktimёs e njëjta deklaron se i dyshuari posedon armё.
Burime të medias bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në familjen Beqiraj në Istog.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё,
• dy (2) karikatorë tё armёs,
• katёrqind e dymbёdhjetё (412) fishekё,
• njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe,
• tridhjetë e dy (32) fishekё tё pushkёs.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48 orё./