Një qytetar ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Lebushe të Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, ku si pasojë e lëndimeve të marra një nga qytetarët ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.
Gashi tha se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po i ekzaminimet e këtij vetkasidenti.