Policia në Gjilan, sot në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.R. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, me dënim burgimi prej një viti për veprat penale ‘’Sulm seksual’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.