Klinë: 62-vjeçari tenton t’i korruptojë policët me para për të shpëtuar nga gjoba, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Klinë: 62-vjeçari tenton t’i korruptojë policët me para për të shpëtuar nga gjoba, përfundon në pranga

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:49
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 62-vjeçar në Klinë, i cili po dyshohet se ka tentuar t’i korruptojë, në mënyrë që të shpëtojë nga gjoba që iu shqiptua për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë, i dyshuari është ndaluar teksa ishte duke lëvizur me një kamion me targa të huaja.

“I dyshuari me qëllim që ti shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.”, ka njoftuar PK.

Nga Njësia Rajonale në Pejë, i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat