Dje ështe arrestuar një person në Vushtrri pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 466 euro para kesh, që dyshohet se janë të falsifikuara.
“FALSIFIKIM I PARASË- Vushtrri 18.10.2023 – 13:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 466 € para kesh (monedha dhe kartëmonedha të ndryshme) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”