I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë.
Rasti ka ndodhur dje në Prizren.
Sipas policisë i njëjti si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.