Vetëplagoset me armë gjuetie një person në Skenderaj

Kronikë e zezë

Vetëplagoset me armë gjuetie një person në Skenderaj

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Një person është vetë-plagosur aksidentalisht me armë gjuetie, mbrëmjen e së premtes në Skenderaj.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se njësitet përkatëse janë duke trajtuar këtë rast.

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshës madhore si pasoj e vetëplagojes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin!”, tha Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat