Dy vajza janë arrestuar pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Penuhë të Podujevës.
Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.