Katër persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, të përfshira tri vetura

Kronikë e zezë

Katër persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, të përfshira tri vetura

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 10:00 në fshatin Babush, janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në fshatin Babush të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në vendin ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve dhe po e hetojnë rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat