Njësia Rajonale e Hetimeve Kufitare “Veriu”, ka ndaluar veturën kombi me targa vendore, me drejtuesin T. A. (1972), ku gjatë kontrollit janë gjetur të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm.
Ata dyshohet se disa prej tyre janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
Me autorizim të prokurorit kompetent, rasti procedohet në procedurë të rregullt, delet dhe mjeti sekuestrohen, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Ushqimit dhe veterinës AUV po ndërmerren veprimet e mëtejme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.