Një burrë në Prizren ka raportuar se derisa ishte duke e lavëruar arën, një person tjetër ka shkuar dhe e ka penguar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar tokën ( lavëruar arën) e tij për të cilën posedon dokumente, i dyshuari mashkull kosovar ka shkuar dhe penguar.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”