Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 23-29/10/2023 janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, prej tyre ; 1 rast në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona të dyshuar për dhunë në familje janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit të tyre nga policët hetues, janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.