Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një shtetas i Serbisë në pikën kufitare të Jarinjes, nën dyshimin se i ofroi zyrtarit policor një shumë parash në këmbim që të lejohet ta kalojë kufirin, përkundër që rimorkioja ishte me librezë të skaduar qarkullimi.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve, i ka ofruar zyrtarit policor një shume parash në këmbim që të lejohet ta kalojë kufirin përkundër që rimorkios së kamionit i kishte skaduar libreza e qarkullimit.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.