Është intervistuar një shtetas serb në pikën kufitare në Bërnjak pasi u kap duke kontrabanduar 20 telefona pa dokumente përcjellëse.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë. Rasti në procedurë hetimore.
"SPK Bërnjak 31.10.2023 – 10:25. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë i janë gjetur 20 telefona të ndryshëm pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 15000€ (pesëmbëdhjetë mijë euro) i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë.
Rasti në procedurë hetimore"