Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i pandehuri është arrestuar të mërkurën, rreth orës 19:42.
“ANP-së, Adem Jashari 01.11.2023 – 19:42.
Në bazë të urdhëresë lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në njoftim.