Vetëm gjatë ditës së mërkurë, Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona për raste të ndryshme të veprave penale.
Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe në të gjitha rajonet e vendit.
Prej të arrestuarve, 14 janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit ndërsa gjashtë të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Këta të fundit kanë pasur fletarrest të lëshuar nga gjykatat.