Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë shkruar grafite në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhit dhe në disa dritare të shtëpisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
“Vushtrri 31.10-01.11.2023 – 16:00-09:00.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë, të panjohur, në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhit si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafitë”, thuhet në njoftim.