Një i mitur në Prishtinë ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë marrë 85 euro nën kërcënimin e thikës, raporton Express.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 03.11.2023 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.