Drenicasit ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë, kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Kronikë e zezë

Drenicasit ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë, kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk i marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Veturën nuk e gjeti në vendin që e parkoi as një person në fshatin Abri e Epërme në Drenas.

Sinjali mëson se persona ende të panjohur kanë vjedhur veturën e tij të cilën e kishte lënë në oborrin e shtëpisë.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat