Përleshje fizike mes dy personave në Ferizaj

Kronikë e zezë

Përleshje fizike mes dy personave në Ferizaj

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete ditën e shtunë në Ferizaj.

Policia njofton se të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe se janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat