Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur kafeterinë “Ferizaji” në Ferizaj, ku të njëjtit janë përfshirë në përleshje pas një mosmarrëveshje që lidhet me një konflikt të mëhershëm.
Të dyshuarit që pësuan lëndime kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas kanë përfunduar në ndalim policor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Kurtaliqi dhe Islam Kurtaliqi, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Të dyshuarit kanë pasur fillimisht një konflikt verbal, që eskaloi dhe më pas të njëjtit e sulmuan njëri-tjetrin edhe me karrige e gota – duke pësuar lëndime të rënda.
Hetimet për këtë incident tashmë kanë nisur dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”