Arrestohet 68 vjeçari në Prishtinë për dhunë në familje, iu sekuestruan një armë dhe tri thika

Kronikë e zezë

Arrestohet 68 vjeçari në Prishtinë për dhunë në familje, iu sekuestruan një armë dhe tri thika

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Arme

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte ushtruar dhunë në familje. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur  dhe sekuestruar tek i dyshuari një armë dhe tri thika.

“Nga zyrtarët policor Veriu  në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën dhunë në familje, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie dhe tri thika.

Personi i dyshuar: -S.S, mashkull, 68 vjeç, është dërguar në mbajtje për 48 orë për dhunë në familje.

Po ashtu ndaj tij është hapur rast për veprën Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat