Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, duke u bazuar nё implementimin e Planit Operativ “Siguria nё trafikun rrugor 2023”, po i shfrytëzon pajisjet inteligjente gjithashtu edhe dronin e policisё.
Vetëm nё fillimin e këtij muaji ka shqiptuar rreth 500 tiketa për vozitësit që kanë bërë shkelje ligjore në komunikacion.
Përfshirë tejkalim në vijë të plotë, tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtje tjera bazuar nё ligj.
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, apelon te pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat konform ligjit, në mënyrë që të parandalojmë aksidentet e mundshme në rrugët e vendit.