Ky është i riu që sulmoi fizikisht policin brenda stacionit policor në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Ky është i riu që sulmoi fizikisht policin brenda stacionit policor në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarët, qoftë gjatë detyrës ose edhe kur janë në rroba civile. E shpeshherë situata eskalon edhe në sulme fizike ndaj tyre.

Një sulm i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë teksa njësitë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë tentuar që të ndalin një veturë me targa vendore, shoferi i së cilës nuk i është bindur urdhrave të Policisë duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor është 22-vjeçari, Bleard Xhemaili.

I njëjti pasi është kapur nga Policia, është dërguar në stacionin policor ku në revoltë e sipër ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Burimet bëjnë me dije se polici ka pësuar lëndime trupore si pasojë e sulmit dhe është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në spital.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat