Të martën në Prishtinë janë arrestuar dy persona nën dyshimin për shitje të heroinës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë kapur në flagrancë duke shit-blerë substancë narkotike të llojit heroinë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 27.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë”.
“Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.