Një person është arrestuar në Klinë për dhunë në familje, raporton teve1.info.
Sipas njoftimit, viktima femër kosovare e kishte njoftuar policinë se ishte sulmuar nga një mashkull kosovar.
E njëjta kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar nga i dyshuari mashskull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.