Janë dëmtuar pllakat e disa varrezave në Istog.
Policia ka njoftuar se është duke u hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.
“Istog 08.11.2023-14:00. Me 09.11.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur se janë dëmtuar pllaka të varrezave.
Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.