Policia e Kosovës ka arrestuar një përson pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në Bjeshkët e Radushës në Istog.
Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë dhe 39 fishekë.
I dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion përkatës për armën.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 81 copë gëzhoja të të njëjtit kalibër të armës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.