Një vetaksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në Deçan, ku një veturë ka përfunduar mbi betonin ndarës të korësive të rrugës.
Si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se aksidenti është raportuar rreth orës 15:30.