Një person në Prishtinë është arrestuar dje, kjo pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë.
Personi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Prishtinë, 10.11.2023 – 08:50, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.