Një person në Kaçanik ka njoftuar se në shtëpinë e Shëndetit hajnat kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.
Ankuesi i cili është edhe punëtor aty, ka treguar se ngjarja ka ndodhur më datën 04.11.2023.
Vlera e dëmit ende nuk dihet, sikur që nuk janë gjetur ende autorët.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar.