Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal për të ndalur punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt në Mitrovicë të Veriut.
Bëhet e ditur se punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti.
“Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal lidhur me punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt pronë e të dyshuarit kosovar, përkundër se e kishte të ndaluar nga organet komunale.
Punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e policisë.