Një burrë në Prishtinë ka raportuar se tre persona ia kanë marrë veturën, një telefon dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.
“RRËMBIM /VJEDHJE GRABITQARE- Hajvali, Prishtinë / 12.11.2023 – 22:30.
Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj tij kanë kryer veprat e lartcekura, me ç’rast nën kërcënimin e armës nga ai kishin marrë veturën, një telefon celular dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore.”