Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur në një pompë të derivateve në fshatin Banullë të Lipjanit.
Aty janë grabitur 500 euro nën kërcënimin e armës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.
“Fsh.Banullë, Lipjan 14.11.2023-02:26. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.