Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Krujë.
Një 23 vjeçar ka përplasur me automjet tip “Audi” një 77 vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:15 në Nikël.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.