Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Bërnjak të Zubin Potokut, pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policiorë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “i dyshuari kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë.”
Pas kësaj, “zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”.
Ai është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Fsh. Bërnjak, Zubin Potok / 19.11.2023 - 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.