Drejtoria e Policisë Rajonale në Mitrovicë ka njoftuar për një rast të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari kosovar është arrestuar pasi që kishte refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë.
I njëjti, gjatë arrestimit ka tentuar të rezistojë duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Kurse, me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.