Arrestohen dy persona në veri, sulmuan fizikisht dy persona të tjerë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në veri, sulmuan fizikisht dy persona të tjerë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Mitrovicë të Veriut.

Raportohet se të njëjtit kanë fyer e më pas edhe kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore ku edhe iu është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit të policisë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat