Dy persona janë arrestuar dje në Duhël të Suharekës, pasi te të njëjtit policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, policia ka ndaluar veturën për kontroll rutinë dhe në të ka hasur pesë foli alumini me marihuanë në peshë prej 7.29 gramë.
Në veturë është gjetur po ashtu një qese plastike marihuanë me peshë 3.96 gramë.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.