Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilën u përfshinë dy vetura, një kamionetë dhe një autobus.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Deberllukë të Vushtrrisë, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë për trajtim të mëtejmë.