Nëna kapet me djalin dhe nusen në Podujevë, 22-vjeçarja e kërcënon me jetë vjehrrën

Kronikë e zezë

Nëna kapet me djalin dhe nusen në Podujevë, 22-vjeçarja e kërcënon me jetë vjehrrën

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 08:33
Podujevë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë. E nuk janë të rralla as rastet kur vjehrrat me nuse futen në telashe.

Në Polici kanë përfunduar dje anëtarët e familjes Asllani në Podujevë, pasi nëna dyshohet se u përfshi në një konflikt verbal me djalin e saj.

Mësohet se në sherr u përfshi edhe bashkëshortja e 29-vjeçarit, e cila dyshohet se ka kërcënuar me jetë vjehrrën e saj.

Pas intervenimit të Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Sipas burimeve, 22-vjeçarja ka kërkuar nga vjehrra e saj një borxh të mëhershëm dhe më pas e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat