Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku si pasojë është lënduar një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të enjtes.
“Raportohet se si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit , e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.