Rast i rëndë për familjen Bogiqi në Komoran: 54-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Rast i rëndë për familjen Bogiqi në Komoran: 54-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Komoran, ku një 54-vjeçarit iu përkeqësua gjendja në mes të rrugës dhe fatkeqësisht u dërgua pa shenja jete në spital.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Bogiqin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në QKMF.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat