Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se bashkë me disa të tjerë, e kanë vënë në lajthitje një person tjetër për shitjen e disa kriptovalutave.
Sipas policisë, viktima përmes llogarisë ka paguar një shumë prej 15 mijë e 720 euro.
I dyshuari pas intervistimit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.